7 Janar 2017 - 10:44
Një zonë e konfliktit të ashpër fetar, që zhvillohej ndërmjet Ekzakartit bullgar dhe Patrikanës greke të Sta¬mbollit, ishte provinca e njohur që nga lashtësia me emrin “Maqedoni”.
Kjo krahinë historike, që vazhdonte të ishte në kuadër të Perandorisë Osmane, përfshinte kryesisht Vilajetin e Kosovës, të Manastirit dhe atë të Selanikut, shkruan Memli Krasniqi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Këto vend¬banime banoheshin me popullsi të përzier: vllahe, shqiptare dhe sllave, të cilat në anën tjetër u ishin nënshtruar propa¬gandave të ashpra kulturore dhe shpirtërore serbe, bullgare dhe greke.
Gjysma e dytë e shekullit XIX, në njërën anë do të karakterizohej me lëvizjen e fuqishme kombëtare të popuj¬ve ballkanikë, kurse në anën tjetër me konflikte të ashpra në mes tyre lidhur me zonat e kontestuara të tri vilajeteve evropiane të Perandorisë Osmane. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...