Imazhet e monumenteve të Sirisë rishfaqen në Paris

4 Janar 2017 - 12:27      

Kur Shteti Islamik ishte gati të dilte jashtë qytetit antik të Palmyras në muajin mars, Yves Ubelmann kishte marrë një telefonatë nga drejtori sirian i antikiteteve, që e ftonte atë të shkonte aty me ngut.

Ubelmann, një arkitekt 36 vjeç, kishte punuar në Siri para se shteti të përfshihej nga lufta, shkruan sot “Koha Ditore”. Por tani, kishte peshë të madhe puna që po e kryente ekipi i tij i arkitektëve, matematikanëve dhe dizajnerëve të rinj që punonin nga zyrat e tyre të vogla në Paris: prodhimi i kopjeve digjitale të lokaliteteve të rrezikuara historike.

Palmyra po shkatërrohej dhe ishte ende e mbuluar me eksplozivë. Kështu që ai dhe Houman Saad, kolegu i tij sirian, kaluan katër ditë duke dirigjuar një dron me një kamerë robotike mbi harqet e tempujt e shkatërruar.
“Dronët me katër apo gjashtë rrotë mund të afrohen goxha afër dhe të regjistrojnë detajet strukturore, secilën çarje, dhe ne mund t’i marrim masat shumë të sakta”, ka thënë Ubelmann, i cili është themelues i kompanisë “Iconem”. “Kjo është gjëja që u duhet arkitektëve dhe arkeologëve”.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...