Koncerti vjenez në Tiranë gërsheton kryeveprat me traditën shqiptare

4 Janar 2017 - 11:18      

Koncerti i shumëpritur i Shkëlzen Dolit me 36 anëtarë të Filarmonisë së Vjenës ka sjellë para dyerve të Pallatit të Kongreseve në Tiranë gati të gjithë admiruesit e tij.

Një orë para fillimit të koncertit, të hënën mbrëma, rreth orës 19:00, kanë qëndruar në pritje studentë të Liceut Artistik, shikues të ardhur nga qytete të Kosovës e nga rrethe të Shqipërisë, dhe pak më vonë kanë mbërritur personalitetet e artit e të politikës, shkruan sot “Koha Ditore”. Në koncert kanë qenë kryeministri Edi Rama e kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të gjithë janë veshur në një mënyrë speciale për të shijuar muzikën e kompozitorëve me nam, por edhe muzikën e kompozitorëve shqiptarë të luajtur në violinë nga Shkëlzen Doli.

Në koncertin emocionues, që mbajti të elektrizuar publikun, violinisti i njohur bashkë me instrumentistët sollën disa nga kryeveprat e muzikës klasike, si kompozime të Straussit, opereta të Franz Lehárit dhe Johanes Brahms. Për të ftuarit Doli ka sjellë edhe një film dokumentar që prezantonte bukuritë e tokave ku banojnë shqiptarët, nga arbëreshët e Italisë me “Moj e bukura More”, nga Veriu i Shqipërisë me “Bareshën” dhe nga Jugu me “Albanian Soul”.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...