Foto: Koha / Ilustrim

Ministria s’i realizoi as gjysmën e projekteve në trashëgimi kulturore

4 Janar 2017 - 09:05      

Ministria e Kulturës nuk ia ka dalë që të realizojë as gjysmën e investimeve kapitale të parapara për vitin 2016 në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë 1 milion e 260 mijë euro, të cilat ishin planifikuar për këto projekte dhe kanë mbetur të pashpenzuara.

Zyrtarët ministrorë japin arsye të ndryshme sa i përket kësaj çështjeje. Disa prej projekteve ishin planifikuar qysh në fund të vitit 2015, kur edhe ishte bërë planifikimi i buxhetit për vitin 2016, përderisa një pjesë e tyre janë planifikuar gjatë procesit të rishikimit të buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithsej kanë qenë 20 projekte kapitale në këtë fushë dhe 11 prej tyre nuk janë realizuar. Restaurimi dhe konservimi i Shtëpisë së Xhafer Devës, studimi i fizibilitetit për Muzeun e Natyrës, përfundimi i punimeve në kishat ortodokse, restaurimi i Kullës së Nuhi Berishës në Kamenicë, restaurimi i Shtëpisë së Mahmut Agë Gjinollit në Vushtrri, trajtimi i shtëpive në zonat e vjetra në lagjet “Bajrakli” dhe “Kurille” në Prizren, restaurimi dhe konservimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike në Prizren, rregullimi i Shtëpisë së masakrës në Krushë të Madhe në Rahovec e rregullimi i Kullës së Iliaz Kodrës në Prekaz, janë projektet konkrete që nuk janë realizuar gjatë vitit të kaluar.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në “Koha ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...