2 Janar 2017 - 16:47
Sipas historianëve, kalaja e Elbasanit është shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit.
“Po të futesh rrugëve të kalasë shikon komsh9injtë njëri me tjetrin, nuk kanë dallim, mund të jenë muslimanë, sunitë, bektashinj, të krishterë ortodoksë, ka dhe pak familje dhe katolike. Kisha qëndron përbri xhamisë. Ashtu si për gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe minikonflikt me baza fetare. Elbasani është nga qytetet e Shqipërisë, që ka më së shumti martesa mes feve të ndryshme”, thotë historiani Roland Gjini.
Profesor Gjini përmend ngjarjet e mëdha historike, ku myslimanë e të krishterë, banorë të Kalasë së Elbasanit kanë vepruar të bashkuar për të ardhmen e vendit.
“Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, myslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë myslimanë dhe 10 kristianë”, thotë Gjini më tej për Top Channel.
Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...