3 Janar 2017 - 16:04
Shteti më i ri i Evropës shpalosi një rrëfim të shkurtër në qindra kinema amerikane. Filmi “Shok”, që u nominua për çmimin “Oscar”, portretizoi artistikisht luftën e fundit. I bazuar edhe në ngjarje të vërteta, ky projekt filmik nuk bëri që vetëm bota të kthejë kokën nga Kosova, shkruan “Koha Ditore”.
Në shkurt të këtij viti, kur është mbajtur ceremonia e çmimeve “Oscar”, bashkëprodhimi kosovaro-britanik, nën regji të regjisorit anglez Jamie Donoughue, i dha leksion të madh edhe politikës vendëse.
Është projekti i parë i financuar nga buxheti i shtetit që arriti deri në këtë shkallë. Ia mbushi mendjen Qeverisë se kinematografia është fushë ku Kosova mund të korrë suksese. Shteti ndau mjete për promovimin e filmit dhe rriti buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Krejt kjo ndodhi në vitin kur dy ish-ministra të Kulturës u dënuan pikërisht për dallavere me buxhetin publik për realizimin e projekteve kinematografike. Por ky vit nuk është se solli vetëm lajme të mira nga Los Angelesi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...