“Hamalli” gjysmëshekullor që flet edhe për të sotmen

3 Janar 2017 - 21:31      

Fjalën “hamall”, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe me 40 mijë fjalë e shpjegon si “punëtori që mbart, ngarkon a shkarkon një mall zakonisht me krahë bartës, punëtor i ngarkim-shkarkimit”.

E njëri prej piktorëve të parë shqiptar nga Kosova, akademiku Muslim Mulliqi, këtë shpjegim e bën më mënyrën e tij prej artisti, shkruan “Koha Ditore”.

Në një tablo ekspresioniste, Mulliqi, më 1967, i ka dhënë formë shqiptarit të asaj kohe që përdorte fuqinë fizike për të mbijetuar.

Në veprën “Hamall”, vaj në pëlhurë, Mulliqi paraqet punëtorin që ka të ngarkuar në shpinë mallin e dikujt. Vepra ku njëra prej ngjyrave dominuese është e kuqja, shpërfaq hamallin që duket sikur i vjen turp ta kthejë kokën prapa. Por Mulliqi, e paraqet gjendjen e tij, edhe atë emocionale, pa ia treguar fare fytyrën.

Krahun e djathtë, “Hamalli” e ka krejtësisht të kuq e pozicionimi fizik që ka në pikturë, është rezultat i peshës që bart. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...