“Jashtëtokësori miqësor” i lirisë artistike

3 Janar 2017 - 12:22      

Pjesa e vjetër e qytetit me kishat e objektet e arkitekturës austro-hungareze i kanë dhënë Grazit epitetin e kryeqytetit kulturor evropian në vitin 2003.

I shtrirë në pjesën juglindore të Austrisë, qyteti i dytë më i madh pas Vjenës, ka kohë që është bërë atraksion për vizitorët, shkruan “Koha Ditore”. Jo vetëm për shkak të historisë së tij dhe lokacioneve të vjetra, por edhe për shkak të gërshetimit të tradicionales me urbanen.

I vendosur në skaj të lumit Mur, në qoshe të stacionit “Südtirolerplatz” dhe rrugës “Lendkai”, Grazi ka një pikë referimi të ri arkitekturor: “Kunsthaus”.

Si një flluskë gjigante prej qelqi, kjo qendër e artit bashkëkohor i ka dhënë qytetit një pamje tjetër. Dizajnerët e këtij projekti, arkitektët londinezë Sir Peter Cook dhe Colin Fournier, kanë krijuar një sintezë impresive e cila bashkon gjuhën inovative të dizajnit me historinë e këtij qyteti që shtrihet përgjatë lumit Mur.

Dialogu estetik në mes të strukturës në skaj të lumit dhe orës së vjetër të njohur të qytetit “Schlossberg” është shenjë dalluese duke mëtuar që të krijojë tension produktiv në mes të traditës dhe avangardës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...