Artisti i zemëruar i gjeneratës së pasluftës

2 Janar 2017 - 20:16      

Alban Ukajt nuk i kujtohet koha kur ka nisur të aktrojë. U regjistrua në Fakultetin e Arteve në Degën e aktrimit më 1999. Ishte në klasën e Faruk Begollit. Por për të ardhur deri te ky vendim, Ukaj nuk e kishte të lehtë. Thotë se vendimi që të merresh me art asnjëherë nuk ka qenë i lehtë e as që do të jetë i tillë.

“Pa marrë parasysh se ku jeton”, thotë aktori kosovar që tashmë ka bërë emër në skenën teatrore e filmike në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe më gjerë, shkruan “Koha Ditore”. I takon gjeneratës së parë të studentëve të aktrimit të pasluftës në Kosovë. Konsideron se koha ishte intriguese, entuziazmi ishte më i madh dhe ndihej një lloj përgjegjësie.

“Ka qenë kohë e një lloj minirevolucioni seksual, muzikës elektronike, klubeve, drogave të ndryshme, të cilat nuk kanë ekzistuar më herët në Prishtinë”, thotë ai. Atëbotë e përshkruan si një shok jo vetëm kulturor. Gjendja thotë të ketë ndikuar edhe në art. Në disa raste, sipas tij, rrethanat e tilla kanë krijuar konfuzitet dhe ka pasur prej atyre që nuk i kanë përballuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...