Foto: Dean Melanie

Pianistja elitare në mision për vendlindjen

2 Janar 2017 - 17:50      

“A keni pasur piano në Kosovë dhe a e njihni muzikën klasike?”, ka qenë një pyetje që i është bërë jo rrallë. Ishin momentet më të sikletshme me të cilat pianistes kosovare Ardita Statovci i është dashur të përballej.

Pianoja ishte bërë pjesë kryesore e përditshmërisë së saj qysh kur ishte e vogël. Bëhet fjalë për më shumë se 25 vjet më parë, shkruan “Koha Ditore”.

Statovci, e cila në moshën 15-vjeçare braktisi vendlindjen për të kryer shkollimin në Austri, shtroi rrugën e suksesit falë punës që bëri me njerëz të suksesshëm në muzikë. Gjatë këtyre viteve u ngjit në skena të mëdha për të koncertuar.

Por me koncertin në Pallatin Mbretëror në Suedi në muajin gusht, në debutimin në Indi në tetor dhe me pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Nobel” më 2016, vulosi nivelin e saj botëror si pianiste.

Ikja nga një vend si Kosova - që konsiderohet si më i varfri në Evropë, një vend i dalë nga lufta - në një shtet me traditë shekullore në muzikë si Austria, ishte një sfidë në shumë aspekte. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...