Tenori i skenave prestigjioze nga vendi pa operë

2 Janar 2017 - 14:49      

Kur bën hesapet e vitit, bilanci i del i barasvlefshëm me kulminacion. Sirtarit ia ka shtuar trofeun e një prej konkurseve më të famshme operistike në botë. Me debutimin në operën ikonike ka bërë vend në historinë operistike të kryeqytetit francez.

Rrëfimi i tenorit Ramë Lahaj nuk është i zakonshëm. Vendi prej ku është nisur për t’i kapërcyer barrierat nuk e ka as edhe një sallë operistike, për të cilën do t’iu rrëfente kolegëve të tij botërorë në bisedat e rastit, shkruan “Koha Ditore”. Legjenda e lirikës, Plácido Domingo, prej tij e kishte marrë vesh se shqiptarë ka edhe jashtë Shqipërisë.

“Asnjëherë s’kam dëgjuar për Kosovën”, i kishte thënë ai Lahajt kur e kishte zënë vendin e tretë në “Operalia”, që Domingo do ta themelonte për të zbuluar dhe nderuar këngëtarët më të mirë operistikë të ditëve të sotme.

E Lahaj, një tenor me sfond prej vendit ku as nuk inskenohet operë, tashmë është zbuluar para botës si i tillë. Vitin 2016, përveç për çmimin prestigjioz, do ta mbajë mend edhe për shkak të emocioneve që e kishin pushtuar kur ishte ngjitur në skenën e “Opera National de Paris-Bastille”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...