2 Janar 2017 - 12:05
I kujtohet se duhet ta marrë kostumin nga shërbimi i pastrimit kimik. Të nesërmen do të heqë dorë nga stili sportiv për t’u përshtatur me një ceremoni, që “detyron” parakalimin mbi tapetin e kuq. Duket krejtësisht i qetë, tek shijon çajin në një kafene të kryeqytetit, shkruan “Koha Ditore”.
“Më falni, a ban pak zanin”, - i thotë filmbërësi britanik kamerierit, me një shqipe goxha të mirë dhe pjesën tjetër të bisedës e vazhdon në një anglishte me aksent britanik.
Regjisori Daniel Mulloy, i cili me filmin “Home” e vuri Kosovën në hartën e vendeve që garuan për “Oscarin evropian”, e ka një sfond të përzier. Familjarët e tij kishin migruar nëpër vende të ndryshme.
Ai vjen nga shteti që sivjet çoi pluhur me daljen nga Bashkimi Evropian. Dhe e ka një lidhje të fuqishme emocionale me Kosovën - vend, që, sipas tij, mbizotërohet nga humanizmi.
Ky trekëndësh e ndërton rrëfimin prapa skenave të filmit, me të cilin kinematografia e vendit për herë të parë u prezantua në Akademinë Evropiane të Filmit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...