Artisti i animacionit “Bambi” vdes në moshën 106 vjeçare

1 Janar 2017 - 18:58      

Tyrus Wong, artisti që inspiroi krijimin e filmit të Disneyt “Bambi”, ka vdekur në moshën 106 vjeçare, raporton BBC.

Pikturat e Wong kapën syrin e Walt Disenyt dhe u bënë baza e këtij filmi, transmeton Koha.net. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga familja.

Pasi kishte studiuar artin, ai filloi të punojë me Disneyn më 1938, për të cilën bëri qindra vizatime për të krijuar iluzionin e lëvizjes.

Kur studio filmike filloi të punojë “Bambin”, ai kishte shkuar në shtëpi dhe kishte bërë disa piktura të një dreri në pyll.

“Walt Diseny e kishte parë se Tyrus ishte në gjendje që të krijonte vepra arti elegante, që jo domosdoshmërisht dukej si pyll, por më tepër të jepte ndjesinë e pyllit. Vizioni i Waltit për Bambin dhe përdorimi i veprave të Tyrusit kanë ndikim edhe në filmat e sotëm”, thuhet në deklaratën e Muzeut Disney.

Tyrus Wong kishte punuar në Diseny vetëm tre vjet, duke kaluar më pas në Warner Brothers si artist konceptual.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...