“Shok” në Hollywood

2 Janar 2017 - 08:25      

Andi Bajgora veç sa i ka përfunduar xhirimet e një filmi të shkurtër. E ka rolin e protagonistit në projektin e regjisores holandeze Sarah Veltmeyer.

Shoku i tij, Lum Veseli, po e pret janarin për të dalë në shesh xhirimi. Do t’i bashkohet kastës së filmit të gjatë “Njeriu i dosjeve” nën regji të Ismet Sijarinës. Dy 13-vjeçarët janë nxënës të klasës së nëntë, shkruan Koha Ditore.

Në një mbrëmje të ftohtë dhjetori, ata përshkojnë sheshin “Nëna Terezë”. Dritat shumëngjyrëshe e dekorimet paralajmërojnë festën e ndërrimit të moteve.

Shumëçka ka ndryshuar në jetën e dy të rinjve në dymbëdhjetë muajt që po ua kthejnë shpinën.

Para janarit të vitit 2016, kapërcimi nëpër sheshin e kryeqendrës ishe gjë e zakonshme.

Ua merrte pesë minuta kohë. Më vonë, nuk do t’ia dilnin në krye pa të paktën 40 minuta. Kalimtarët i ndalonin në rrugë, për t’u thënë “na keni gëzuar, na keni bërë krenarë”.

U desh të kalojë një vit që ata ta kuptojnë peshën e ngjarjes që i futi në histori. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...