Ekskluzive: Rikthimi i Armend Rexhepagiqit [video]

30 Dhjetor 2016 - 18:54      

Në kuadër të programit festiv të KTV-së, emisioni “Talk” vjen me një edicion ekskluziv, duke rikthyer në ekranet televizive ikonën e muzikës pop, Armend Rexhepagiqi.

Ai vjen në “Talk” pas një pauze gjashtë vjeçare sa i përket paraqitjeve në emisione televizive, teksa ka 10 vjet që ai nuk është prezantuar me ndonjë projekt të ri muzikor.

Pse ky largim nga bota mediale? Ku ishin ai dhe Aida gjatë gjithë këtyre viteve dhe me çfarë janë marrë? Çfarë thotë për muzikën shqiptare sot? Cilët janë këngëtarët që po i pëlqejnë? A do të rikthehet Armendi me ndonjë emision televiziv apo këngë të reja? Ku është Aida Baraku dhe çfarë po ndodh me të?

Në këto dhe shumë pyetje të tjera, përgjigjet do t’i merrni në këtë emision ekskluziv të cilin do të mund ta ndiqni më 2 janar nga ora 17:50, vetëm në KTV.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...