Punonjësit e kulturës me status të veçantë

30 Dhjetor 2016 - 17:43      

Me propozimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, Qeveria e Republikës së Kosovës, kategoritë e krijuesve, performuesve, punonjësve shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjësve profesionalë në institucionet e kulturës, vendosi që, me një nen të veçantë të Ligjit për Pagat, të trajtohen si kategori të veçanta.

Sipas, MKRS-së, neni i propozuar nga ana e ministrit Shala dhe i miratuar nga ana e Qeverisë përcakton se: “Çështja e kategorizimit dhe e pagave të kategorive: krijues, performues, punonjës shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjës profesionalë në institucionet e kulturës do të rregullohet me një akt të veçantë normativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Kjo hap rrugë që këto kategori të trajtohen në mënyrë specifike, duke i njohur veçantitë e secilës.

Me këtë Qeveria përmbush kërkesën e institucioneve të kulturës dhe të punonjësve të kulturës në institucionet publike për rregullimin e statusit të punonjësve të kulturës sipas standardeve më të mira.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të punojë ngushtë me Qeverinë që kjo çështje të adresohet sa më parë që të jetë e mundur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...