30 Dhjetor 2016 - 10:25
Kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i tij shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj.
Në dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj. Synimet e Strategjisë janë:
Dokumenti i Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore ka përcaktuar 5 objektiva: 1. Avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale; 2. Qasja e integruar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, drejt zhvillimit të qëndrueshëm; 3. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore; 4. Promovimi i trashëgimisë kulturore; 5. Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Objektiv i veçantë dhe sfidues në këtë qasje bëhet përfshirja e trashëgimisë kulturore në plane dhe programe zhvillimore komunale dhe kombëtare. Metodologjia dhe praktikat e mira të konservimit të integruar të cilat promovojnë konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë, si dhe nxitjen e kreativitetit dhe të inovacionit, do të vihen në shërbim të komunave të Kosovës nëpërmjet avancimit dhe zbatimit konsekuent të dokumentit strategjik të MKRS-së për konservimin e integruar (2010) dhe në harmoni me udhëzimet dhe praktikat ndërkombëtare, të promovuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICCROM-i etj.
Përtej këtyre angazhimeve dhe duke ruajtur të drejtat e pronarëve, poseduesve dhe shfrytëzuesve të pronave kulturore, Strategjia thërret për përmirësim të “qasjes për të gjithë” në trashëgiminë kulturore si e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si kontribut i të gjitha palëve për sigurim të qasjes së papenguar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...