“Pasardhësi” ringjall diktatorët në demokraci

29 Dhjetor 2016 - 11:49      

Pasardhësi i vdekur ngrihet nga shtrati. Del nga morgu dhe krijon përshtypjen se ka nevojë të rrëfehet. Por nuk mund ta bëjë këtë në detaje.

Gjënë kryesore nuk e tregon: nëse e bëri dikush tjetër apo e përcolli ai veten për në botën tjetër. Është shpirti i pasardhësit ai që nuk duron pa folur, shkruan sot Koha Ditore.

Mehmet Shehu (Çun Lajçi) bëhet herë i vdekur e herë i gjallë qysh në fillim të shfaqjes. E i këtillë mbetet deri në fund të saj si shpirt i një të vdekuri.

Kësisoj nis shfaqja “Pasardhësi”, që është dhënë premierë të mërkurën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën regji të Slobodan Unkovskit.

Historia e vdekjes së kryeministrit shqiptar në vitin 1981, i cili ishte edhe numri dy i kupolës komuniste në Shqipëri, e bazuar në romanin “Pasardhësi” të Ismail Kadaresë e nën dramatizim të Goran Stefanovskit, nuk vjen si një histori që ka pikën e fillimit dhe përcjell një ngjarje në mënyrë kronologjike.

Me skenografi të Krste Dzidrov, ku shtyllat japin ndjesinë e një pallati, ku një njeri dikton gjithçka e në prapavijë qëndron mozaiku që është në ballë të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ngjarja vjen copë-copë dhe nuk është e lehtë të deshifrohet nga ata që nuk e njohin historinë midis Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës. Gjatë gjithë kohës rrëfehet për atë që ka ngjarë para gati 40 vjetësh.
Për dallim nga ajo që ka ndodhur, ku një fejesë e të birit të Shehut, apo pasardhësit, me një volejbolliste me emër në Shqipëri konsiderohet si gabim politik i kryeministrit dhe e çon në vdekje, në shfaqje është fejesa e vajzës ajo që përmbys të ardhmen e atij që konsiderohej si pasardhësi.

Prijësi Enver Hoxha (Bislim Muçaj) fillimisht uron familjen Shehu për fejesën e shtëpinë e re. Por shpejt vjen një kumt i zi. Cilësimi se është bërë gabim politik. Shehu mundohet të bëjë gjithçka që gjërat të ndërrojnë, e këtu nis loja pa epilog. Jepen dy versione. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...