Lansohet pulla postare me portretin e Kadaresë

29 Dhjetor 2016 - 12:46      

Fondi i pullave postare është pasuruar edhe me një të re. Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare”, në shenjë nderimi për njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë.

Një gjë e tillë është bërë në 80-vjetorin e lindjes së tij, në vitin që Shqipëria e shpalli “Viti i Kadaresë”.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është promovimi i vlerave kombëtare.

Prandaj edhe kësaj radhe kanë përzgjedhur që Kadareja të jetë personaliteti i radhës që zë vend në mesin e pullave postare të heronjve kombëtarë, Nënë Terezës, Bekim Fehmiut e shumë të tjerë. (Detajet, sot në Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...