29 Dhjetor 2016 - 10:08
Me Kinemanë ABC, rrjetin austriak të kinemave “Cineplexx” në Prishtinë dhe me “DokuKinon” në Prizren, numri i përgjithshëm i shikuesve të kinemasë brenda këtij viti është 84 mijë, shkruan sot Koha Ditore.
Vitin e kaluar, kur “Cineplexx” nuk ishte pjesë e këtij kombinimi, dy kinematë e tjera ishin vizituar nga rreth 73 mijë vizitorë. I bie që hapja e një kinemaje shtesë në fund të nëntorit të këtij viti ka ngritur shikueshmërinë për 9 mijë veta.
Kinemaja ABC sivjet ka pasur rënie të shikueshmërisë në krahasim me vitin e kaluar, derisa “DokuKino” ka shënuar ngritje. Të dyja gjatë gjithë vitit kanë ofruar premiera botërore të filmave të zhanreve të ndryshme, thuajse paralel me të gjitha kinematë e tjera botërore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...