29 Dhjetor 2016 - 10:03
Menjëherë pas shfaqjes “Pasardhësi”, ai ka protestuar në mënyrën e tij. Ka hipur mbi tavolinë gjatë koktejit pas premierës, përderisa ka nisur edhe të thyejë pjata, shkruan sot Koha Ditore.
“Kurrë ky Teatër nuk ka me u udhëheq prej UDBA-shëve, kurrë ata nuk kanë me ardhë në këtë Teatër”, ka qenë njëra prej thirrjeve të tij.
Organizatori Beqir Beqiri e drejtori i TKK-së, Agim Sopi, kanë ndërhyrë për ta nxjerrë jashtë e më pas për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që Plakolli “performon” kundër TKK-së. Me qese të zezë në kokë, në kërkim të mjeteve për shfaqjen “Karrigia e nxehtë”, e cila ishte kontestuar për mënyrën se si ishte futur në repertor, kishte protestuar para Ministrisë së Kulturës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...