Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore thotë se kishte vit të sukseseshëm

29 Dhjetor 2016 - 08:35      

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore e konsideron 2016 si vitin më të suksesshëm që nga themelimi i institucionit.

“Në bazë të kompetencave ligjore që ka KKTK në vitin 2016, ka bërë shpalljen në mbrojtje të përhershme të 23 aseteve të trashëgimisë kulturore nga kategoria arkeologjike dhe arkitekturale. Duke pas parasysh se procesi i shpalljes në mbrojtje të përhershme është zhvilluar për herë të parë në Republikën e Kosovës, ky mund të konsiderohet proces historik për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë”, thuhet në komunikatën e këtij këshillit, teksa thuhet se me këtë veprim përmbushet jo vetëm një detyrim ligjor shtetëror, por Republika e Kosovës afrohet edhe më shumë drejt anëtarësimit në UNESCO dhe institucione e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Sipas KKTK-së, dëmtimi, cenimi dhe shkatërrimet e trashëgimisë kulturore kanë vazhduar në Republikën e Kosovës. Për këtë, KKTK ka reaguar në vazhdimësi duke kërkuar nga institucionet kompetente për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe identifikimin e përgjegjësve, transmeton Koha.net.

“Me qëllim parandalimin e degradimit dhe humbjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, KKTK në vitin 2017, do të iniciojë procedurat ligjore para organeve përkatëse për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët i rrezikojnë, dëmtojnë apo shkatërrojnë asetet e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës. Po ashtu, nga 1 janari 2017, KKTK ka mundësuar hapjen e linjës telefonike falas për qytetarë për të raportuar parregullësitë në fushën e trashëgimisë kulturore, si shkatërrime, dëmtime dhe trafikim etj. Numri i telefonit papagesë për qytetarë është: 080011110”, thuhet më tej nga KKTK.

Ata më tej thonë se kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, kanë vlerësuar një aset dhe në rastin e shpronësimit, “Kullën e Sylejman Vokshit” dhe prej këtij viti ata janë akomoduar në një ndërtesë shtetërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...