Foto: Koha

Revolucioni i ëmbël i piktores në “Të dalshin Brinat” [video]

28 Dhjetor 2016 - 12:30      

Vitin e kaluar, Fitore Berisha kishte hapur ekspozitë në kryeqytetin islandez, ndërsa fiks pas një viti ajo kthehet në vendlindje, për të përfunduar punimet për ekspozitën “Të dalshin brinat”, e cila u hap këtë të shtunë.

Portretet e grave me brinjë ishin pikturat që e karakterizonin këtë ekspozitë, qëllimi i së cilës është inspirimi i grave për revolucion dhe shprehje të mllefit ndaj padrejtësive, raporton “Express” i KTV-së.

Piktorja Fitore Berisha, e cila tash e 10 vjet jeton në Islandë, tha se kjo ekspozitë është një shpërthim i gruas në shoqërinë patriarkale.

Në hapjen e ekspozitës, shkrimtari Jeton Kulinxha e përshkroi piktoren si një person i cili qysh në fëmijëri ka qenë ndryshe nga të tjerët dhe detajiste.

Ekspozita “Të dalshin Brinat” do të qëndrojë e hapur në “Hanin e Dy Robertëve” për një muaj e gjysmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Revolucioni i ëmbël i piktores në “Të dalshin... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...