28 Dhjetor 2016 - 11:33
Kjo histori e viteve ’80 të shekullit të kaluar do të shpaloset në Teatrin Kombëtar të Kosovës me adaptim të Goran Stefanovskit, nën regji të Slobodan Unkovskit. Përplasja për pushtet apo shfaqja “Pasardhësi” do të ketë premierën sonte (e mërkurë). Në një konferencë për media të martën, regjisori Slobodan Unkovski ka thënë se i pëlqen romani “Pasardhësi”, i botuar më 2004, shkruan sot Koha Ditore.
“Bëhet fjalë për një periudhë politike në Shqipëri dhe janë marrëdhëniet midis udhëheqësit dhe trashëgimtarit. Është një triler politik për atë kohë dhe nevoja për demokraci. Goran Stefanovski e ka bërë dramatizimin.
Ai ka shtuar disa gjëra dhe praktikisht të gjitha gjërat që janë në shfaqje janë marrë nga romani”, ka thënë regjisori, derisa ka treguar se Çun Lajçi e luan pasuesin, Bajrush Mjaku një arkitekt e udhëheqësin Bislim Muçaj. Unkovski ka thënë se i kanë interesuar shumë vitet ‘80 në Shqipëri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...