28 Dhjetor 2016 - 09:28
Aty paraqitet drama e individit. Kërkesa për ndryshim apo pengesa për të ecur tutje vjen përmes syve të trishtë të këtyre portreteve. Mund të lidhet me realitetin shqiptar, por edhe si botë e brendshme e autorit për të paraqitur një anë psikologjike të individit. Ky rrëfim vjen i kompletuar në 25 punime, 16 prej të cilave në pikturë me teknikën vaj në pëlhurë dhe nëntë vizatime, shkruan sot Koha Ditore.
Bëhet fjalë për ekspozitën “Klithma e përmbytur” e autorit nga Tetova, Agron Abduli, i cili të martën ekspozoi për herë të parë në Prishtinë në galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”.
Portreti është gjinia ku Abduli thotë të ndihet më rehat për të zhvilluar aktivitetin e tij artistik. Me portretin thotë se është marrë tash e një dekadë. Prandaj edhe punimet që u paraqitën në “Qafa” vijnë si reflektim i një pune të gjatë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...