Publiku, shtylla e fortë e Filarmonisë së Kosovës

28 Dhjetor 2016 - 09:02      

Derisa alamet institucionesh botërore të muzikës serioze jo rrallë ankohen për mungesë publiku, në Kosovë është e kundërta. Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës ende pa sallë adekuate, publikun e cilëson si njërën nga pikat e veta më të fuqishme.

Koncerti i muajit nëntor bëri që katedralja “Nënë Tereza” të mirëpresë rreth 1 mijë shikues, që njëherësh edhe shënoi numrin rekord të interesimit për koncertet e këtij formacioni. Por kjo nuk është e rastësishme. Rritja e numrit të publikut erdhi si rezultat i punës dhe zhvillimit të këtij institucioni. 2016-a rezultoi të jetë një prej viteve më të suksesshme të Filarmonisë, shkruan sot Koha Ditore.

Me fiks 23 projekte koncertale përmbylli këtë vit kalendarik, duke lënë anash 60 ditët e pushimit veror, që i bie nga dy koncerte për muaj. Koncertet e parapara me program, pesë bashkëpunime me festivalet e muzikës klasike në vend, ato me institucionet shtetërore dhe ajka apo, siç është vlerësuar koncerti historik në bazilikën e Shën Palit në Vatikan në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës, kompletuan aktivitetet e sivjetme të institucionit më të lartë muzikor në vend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...