Ministria do agjenci të stilit gjerman për promovimin e kulturës

27 Dhjetor 2016 - 11:48      

Ministria e Kulturës ka bërë edhe një tjetër hap drejt themelimit të Agjencisë për promovimin e kulturës. Ky institucion këtë muaj ka dorëzuar në Qeveri koncept-dokumentin për Ligjin për themelimin e Agjencisë për promovimin e kulturës. Një komision për hartimin e këtij dokumenti ishte themeluar qysh në janar të këtij viti.

Nëse Qeveria e Kosovës e miraton këtë koncept-dokument, vitin tjetër MKRS-ja do ta hartojë Projektligjin. Por për dikë kjo tingëllon si “përrallë për Krishtlindje” e “nismë për themelimin e një mekanizmi burokratik”. MKRS-ja është e vendosur që ky projekt të shtyhet përpara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se si model i parë është marrë instituti i njohur gjerman “Goethe Institut”.

“Nuk është propagandë, por Agjenci që punon në bazë të programit dhe e çon kulturën tonë jashtë vendit. Do të jetë pak a shumë sikurse Qendra Kinematografike e Kosovës. Do të bëjë financim, bashkëfinancim të projekteve e bashkëpunime”, ka thënë Shala... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...