George Michael, ylli i muzikës që ngriti zërin edhe për Kosovën

27 Dhjetor 2016 - 08:44      

Hitet, pa të cilat zor se mund të paramendohen toplistat muzikore të viteve ‘80 e ’90, u shpërndanë nëpër rrjete sociale, mediat e mbajtën në ballinë nekrologjinë e homazhet u shpërndanë gjithandej në ditën kur bota u zgjua me lajmin se humbi edhe një muzikant me nam.

George Michael - këngëtari që maturoi nga idhulli i adoleshentëve në yllin që e trajtoi seriozisht pop-muzikën - iu bashkua listës së gjigantëve të muzikës që vdiqën më 2016. David Bowie, Prince e Leonard Cohen mes tyre. George Michael, kantautori britanik, që karakterizohej me zërin e butë e pamjen e hijshme dhe shiti miliona albume si anëtar i duos “Wham!”, por edhe si solokëngëtar, ka vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire të Anglisë, shkruan sot "Koha Ditore".

Ai ishte 53 vjeç. Ironikisht krijuesi i hitit “Last Christmas” vdiq në ditën e Krishtlindjeve. Shumëçka i ka lënë botës Michael dhe jo vetëm në muzikë. Humanizmi qe një tjetër “pikë e dobët” e tij. Kjo do të testohej deri në Kosovë.

“George Michael shet shpirtin e vet për refugjatët e Kosovës”

Lidhja e George Michaelit me Kosovën zë fill në kohë lufte. Gjatë viteve 1998-99, shpesh u kishte dalë zot refugjatëve kosovarë. Për Kosovën e pasluftës do t’i dhuronte 500 mijë funte donacion, si thirrje që atë ta ndiqnin edhe të tjerët. E me gazetarët do të bënte “ujdi” në një konferencë për media.

Michael qe i gatshëm t’u rrëfente gjithçka tabloideve britanike, nëse ato do të mbulonin siç duhej fushatën për koncertet e iniciativës të njohur si “NetAid” që luftonte varfërinë. Një pjesë e të ardhurave nga koncertet që do të organizoheshin në tetorin e 1999-s, do të ndaheshin edhe për kosovarët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...