26 Dhjetor 2016 - 14:57
Rama ka treguar e kishte njohur atë qysh në moshë të re, dhe është shumë i trishtuar për këtë lajm, transmeton Koha.net.
“Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon. E s'kam si ta besoj dot se nuk do t'i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s'do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri. Çfarë trishtimi”, ka shkruar Rama.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Lako ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas një sulmi në zemër.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e kinematografisë shqiptare me rolet e tij në filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Gurët e shtëpisë time”, “Përballimi”, “Në fillim të verës”, “Lule të kuqe, lule të zeza”, si dhe në “Magic Eye”, ku shfaqet përkrah Timo Fllokos, Alban Ukajt dhe Arta Dobroshit.
Ai ka fituar çmime të ndryshme gjatë karrierës së tij. I pari për të ishte në vitin 1979, ku ngriti kupën e aktorit më të mirë të festivalit të filmit për rolin e tij në filmin “Gjeneral Gramafoni” dhe në vitin 2005 do të fitonte titullin “Palma e Artë”, me filmin “Magic Eye” të Kujtim Çashkut, që përbën edhe çmimin më të madh marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A për filmin
Titujt që mban mbi vete janë urdhëri “Naim Frashëri”, klasi i parë në vitin 1982, “Artist i merituar” në vitin 1985 dhe “Nderi i kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2013.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...