26 Dhjetor 2016 - 14:31
Ish-anëtari i “Ëham” dhe solo artisti kishte ndërruar jetë “paqësisht në shtëpinë e tij”, ka konfirmuar familja e tij përmes një deklarate për BBC News, transmeton Koha.net.
Shumë yje botërore të artit kanë shprehur trishtimin e tyre për këtë humbje të madhe për botën e artit.
Koha.net ju sjell disa prej postimeve të yjeve më të mëdha në rrjetet sociale.
“Jam shumë i shokuar. Kam humbur një mik të madh, më të mirin, shpirtin më bujar, dhe një artist të shkëlqyer. Zemra ime është me familjen dhe gjithë fansat e tij. Pusho në paqe George Michael”, ka shkruar Elton John në Twitter.
“Lamtumirë miku im. Një tjetër artist i madh na la. 2016-ta mund të shkojë në djall tani”, ka shkruar Madonna, duke shprehur trishtimin e saj edhe për yjet e tjerë që humbën jetën në këtë vit.
“Nuk do të isha artisti që jam sot po të mos ishe ti George Michael. Nuk mund të shpreh me fjalë se sa shumë i rëndësishëm ishe për mua ju dhe muzika juaj, dhe vazhdon të jetë. Ju lutem lëshoni muzikën e tij sot në zë sa më të lartë që është e mundur”, ka shkruar Sam Smith.
“E kam dashur George Michael për kohë sa unë mbaj mend. Ai ishte një inspirim i vërtetë, gjithmonë një hapë para kohës së tij”, është shprehur James Corden.
“Përveç që ishte fenomen global i popit, George Michael ishte një nga më të mëdhenjtë britanikë. Shumë prej nesh i kemi borxh të papagueshëm”, ka shkruar Mark Ronson.
“E pabesueshme. Pusho në paqe George Michael”, ka shkruar Ricky Gervais.
“Prehu në paqe George Michael. Shumë i trishtuar, ti ishte një legjendë dhe ende shumë i ri”, ka shkruar One Republic.
“Faleminderit për muzikën, magjinë dhe kujtimet”, ka shkruar Kylie Minogue.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...