Përmirësohet gjendja shëndetësore e Carrie Fisherit

26 Dhjetor 2016 - 10:09      

Gjendja shëndetësore e aktores Carrie Fisher është stabile, pas sulmit kardiak që pësoi të premten, ka konfirmuar nëna e saj, raporton BBC.

Fisher, 60 vjeçare, që ka luajtur rolin e princeshës Leia Organa në “Star Wars”, është në përkujdesje intensive në një spital në Los Angeles, transmeton Koha.net.

Ajo kishte probleme me zemër gjatë një fluturimi nga Londra drejt Los Angelesit, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë i kishin ofruar reanimimin kardiopulmonar, i njohur edhe si “CPR”.

“Carrie është në gjendje stabile. Nëse ka ndonjë risi do t’iu konfirmojmë. Për të gjithë fansat dhe miqtë e saj, iu falënderoj për lutjet dhe urimet për shërim”, ka shkruar në Twitter aktorja Debbie Reynolds, nëna e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...