26 Dhjetor 2016 - 09:16
Krijimi i hapësirës për dramaturgët e rinj ka qenë fokus i Këshillit Drejtues derisa ka bërë përzgjedhjen e programit të veprave që do të shfaqen në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës gjatë vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa promovimi i dramës shqipe, duke sjellë breza të ndryshëm të dramaturgëve, ka qenë fokusi për programin e skenës së madhe.
Vitin 2016 TKK e ka përmbyllur programin me tetë projekte teatrore. Fiks 11 premiera parashihet të realizohen vitin e ardhshëm: gjashtë në skenën e madhe – katër drama shqipe dhe dy të autorëve të huaj – dhe pesë në skenën e vogël.
TKK-ja për këtë vit pati në dispozicion 340 mijë euro, por për shkak të zgjerimit të programit, kryesuesi i Këshillit Drejtues të TKK-së, Arian Krasniqi, ka bërë të ditur se tashmë është dërguar një kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për rritje të buxhetit.
(Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...