Nik Xhelilaj vazhdon sukseset me “Winnetou” [video]

25 Dhjetor 2016 - 16:58      

Nik Xhelilaj duket se po shkëlqen dhe suksesi është i dukshëm nga premiera e mbrëmjes së të dielës në Televizionin Publik Gjerman, në rolin e protagonistit “Winnetou”.

“Është vepër e marrë nga autori Karl May, e shkruar nga regjisori Philip Stulz. Mua m’u besua roli i indianit të Amerikës, Winnetou. Është kënaqësi dhe privilegj për mua”, thotë Xhelilaj.

I bazuar në librin e Karl May, një shkrimtar ikonë në Gjermani, ai shpjegon se ky është një fakt më shumë që e bën atë të privilegjuar.
“Ishte një ripërsëritje dhe bindem gjithmonë e më shumë se populli gjerman është shumë punëtor, më shumë seç duhet mbase”, thotë ai.

I vlerësuar më një kritikë mjaft pozitive, Niku duket se po troket në maja e po përjeton një nga periudhat më të suksesshme profesionalisht.

“Është projekt që ribëhet pas 50 vitesh dhe mbaj mend që një aktor i cili kishte marrë pjesë në projektin e vjetër më tha që unë isha Winnetou që prisnin”, tregon aktori.

I njohur fillimisht nga filmi “Shqiptari”, duket se rrugët e famës për aktorin janë hapur në Evropë, transmeton TCH.

Niku e ka nisur eksperiencën duke interpretuar në gjuhë të huaj, por nuk e mohon edhe mundësinë e bashkëpunimit me një produksion shqiptar.

“U bë kaq vite që interpretoj në gjuhë tjetër dhe më merr malli, pasi njeriu ka nevojë të flasë gjuhën e vet”, thotë Nik Xhelilaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...