Foto: Koha

Rritet numri i lexuesve në bibliotekën “Sulejman Krasniqi” në Rahovec

24 Dhjetor 2016 - 19:41      

Sivjet është rritur numri i lexuesve në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec.

Më 2015 kjo bibliotekë kishte 814 anëtarë, kurse sivjet ky numër është rritur në 942, ka bërë të ditur për Koha.net bibliotekari Tefik Krasniqi.

“Në krahasim me vitin 2015, sivjet kemi pasur ngritje të lexueshmërisë në bibliotekën tonë. Nga 814 anëtarë që ishin në vitin e kaluar, në këtë vit numri i të anëtarësuarve deri më sot është 942, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e këtij viti”, është shprehur Krasniqi për Koha.net.

Ai gjithashtu ka thënë se biblioteka është pasuruar me ekzemplarë të rinj nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, si dhe nga Ministria e Kulturës.

“Sivjet biblioteka është pasuruar me 2161 ekzemplarë nga ana e Drejtorisë për Kulturë, që kap shumën prej 4.048 euro, kurse edhe nga Ministria e Kulturës kemi marr donacion 198 ekzemplarë me vlerë 1.500 euro, si dhe autorë të ndryshëm kanë dhuruar 57 ekzemplarë. Fondi i bibliotekës aktualisht është 12.680 ekzemplarë, kurse ka 3.033 tituj”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi më tutje ka shtuar se biblioteka frekuentohet nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, por që nxënësit janë më aktivët.

“Biblioteka jonë frekuentohet nga nxënësit, studentët, intelektualët e punëtorët e thjeshtë. Pjesën më të madhe të lexuesve e përbëjnë nxënësit e moshës 7-15 vjeçare. Lexuesit mund të shërbehen me zhanre të ndryshme të librave duke filluar nga lektyrat shkollore e deri te librat shkencorë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka treguar për Koha.net se, “autorët më të lexuar shqiptarë janë Ismail Kadare, Bronilda Zllami, Naim Frashëri, dhe Migjeni. Kurse autorët e huaj më të pëlqyer janë Danielle Steel, Nicholas Sparks, dhe Sandra Broën”.

Anëtarësimi në “Sulejman Krasniqi” është 1 euro, kurse të liruar nga pagesa janë familjarët e dëshmorëve, veteranëve të luftës, si dhe rastet sociale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...