Kosova në mesjetë gjatë sundimit serb

25 Dhjetor 2016 - 18:00      

Pushtimi serb i territorit të Kosovës, që fillon më 1184-5 dhe përmbyllet më së voni më 1216, prezantohet krejt telegrafikisht në tekstet e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ndërkaq, sa i përket sundimit serb në Kosovë prej përmbylljes së pushtimit serb më 1216 e deri te Beteja e Kosovës, më 1389, përvijohen dy grupe: në njërën anë janë tekstet e Kosovës e të Shqipërisë, e në tjetrën, në njëfarë mënyre, ato në Serbisë, deri diku të Malit të Zi, si dhe tekstet e Maqedonisë, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërsa pushtimin e Kosovës nën Mbretin Stefan Nemanja (1168-1196), tekstet e Kosovës e të Shqipërisë e përmendin krejt përciptazi, sundimin nën pasardhësit e tij, Stefan Nemanjiq (1196-1228) dhe Stefan Urosh I (1236-1271) nuk e përmendin fare.

Për më shumë, këto tekste nuk e zënë në gojë as sundimin nën Mbretin Milutin (1282-1321), e as pasurimin e tij kryesisht nga shfrytëzimi i minierave të Kosovës (Trepça, Janjeva, Novobërda), e madje as ndërtimin e mëpastajmë të një morie kishash, tri prej të cilave në Kosovë, mes tyre edhe kryevepra kompakte e komplekse e Graçanicës.

Po ashtu, në këto tekste nuk figuron as sundimi i pasardhësit të Milutinit, Deçanskit (1322-1331), e as kryevepra e tij arkitekturale, Manastiri i Deçanit. Në anën tjetër, këto që u thanë në këtë paragraf, figurojnë në tekstet e Serbisë, e sidomos në ato të Malit të Zi, e deri-diku edhe në ato të Maqedonisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...