25 Dhjetor 2016 - 16:20
Në këtë gamë të gjerë autorësh bën pjesë edhe Gjon Keka, i cili dallohet në hapësirën etnogjeografike shqiptare, për cilësinë dhe sasinë e botimeve, shkruan “Koha Ditore”.
Një ndër botimet e tij të fundit është edhe libri “Antropologjia politike”, botuar nga “Botart” në Tiranë, në vitin 2015. Nga vetë titulli i këtij libri, por edhe lënda e trajtuar del qartë se kemi të bëjmë me një përpjekje të guximshme të autorit, i cili trajton një qasje të re të mendimit politik ndër shqiptarët.
Një konstatim të tillë e themi me faktin se në këtë periudhë posmoniste, e cila njihet si koha e transicionit, botimet e kësaj natyre kanë qenë të pakta, nga fakti se tek ne ende është i pranishëm mentaliteti i së shkuarës totalitare, për qasjet shoqërore dhe rrjedhat bashkëkohore të shoqërisë pluraliste.
Pikërisht duke marrë parasysh të kaluarën tonë në kuadër të ish-kampit të vendeve socialiste, termi “antropologji politike” është një term pothuaj i panjohur.
Antropologjia apo shkenca mbi njeriun përbën po ashtu edhe fushën e lidhjes së njeriut me shtetin, drejtimin e shtetit nga njeriu dhe pushtetin shtetëror, shoqërinë, shkallët e zhvillimit, kulturën e të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...