Foto: Ilustrim

Identiteti i përbashkët politik i shteteve demokratike

25 Dhjetor 2016 - 15:16      

Ashtu sikurse përplasjet e interesave dhe gara politike, po aq thelbësore për jetën politike të sistemeve demokratike janë edhe normat dhe mekanizmat për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve.

Mbështetësit e teorisë së paqes demokratike nxjerrin dy hipoteza nga ky përfundim, shkruan “Koha Ditore”.

Së pari, udhëheqësit e vendeve demokratike janë të prirë të përqafojnë të njëjtat norma dhe mekanizma të jetës së brendshme demokratike, në ndërveprimin e tyre me udhëheqësit e vendeve të tjera demokratike.

Së dyti, udhëheqësit demokratikë besojnë se edhe homologët e tyre në vendet demokratike ndajnë të njëjtat perceptime dhe qasje ndaj zgjidhjes paqësore të konflikteve, perceptime këto që nuk ekzistojnë kur është fjala për udhëheqësit e vendeve jodemokratike, të cilët nuk janë të mishëruar me këtë qasje ndaj zgjidhjeve të konflikteve, qoftë në rrafshin e brendshëm, apo në raport me shtetet e tjera.

Përplasjet rreth përkufizimit të demokracisë

Kështu, përqafimi i normave themelore të sjelljes, siç janë të drejtat e njeriut, ndarja e pushteteve, sundimi i ligjit dhe zgjidhja paqësore e konflikteve, krijojnë një identitet politik të përbashkët të shteteve demokratike.

Pra, nga vendet demokratike pritet që normat themelore të brendshme do t’i eksternalizojnë, në kuptimin që do t’i përqafojnë të njëjtat norma edhe në ndërveprimin e tyre me shtetet tjera demokratike në rrafshin ndërkombëtar.

Përsëri, norma të tilla nuk kanë vend në ADN-në politike të vendeve jodemokratike (një qeveri që shkel besimin e qytetarëve të vet nuk mund të pritet të sillet në mirëbesim në marrëdhëniet me shtetet e tjera, do të shprehej Ronald Reagan në vitin 1986) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...