Kosova me Sislej Xhafën në Bienalen e Venecias

25 Dhjetor 2016 - 13:33      

Kosova për të tretën herë do të prezantohet në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie. E treta herë në këtë ngjarje të madhe të artit është edhe për Sisej Xhafën, por e para që përfaqëson vendin e vet.

Artisti me nam, një herë u fut “ilegalisht” në Bienale, e një herë përfaqësoi Italinë, shkruan “Koha Ditore”. Lajmi për përzgjedhjen Xhafës për përfaqësuar vendin në edicionin e 57-të të Bienales është bërë publik të premten. Ai i ka thënë gazetës se për të është shumë i rëndësishëm vlerësimi nga shteti prej nga vjen.

“Kjo është më e ëmbël. Kjo është kënaqësia më e madhe. Është përgjegjësi e madhe. Kam nderin ta prezantoj Kosovën. Është vendi amë andaj jam i nderuar ta prezantoj”, ka thënë Xhafa. Artisti që këtë muaj ka marrë titullin “Akademik i Nderit” nga Akademia e Arteve të Bukura në Firence, në vitin 2013 kishte përfaqësuar shteti italian, me veprën “Parralel Paradox”.

Kishte ofruar qethje majë një peme dhe me një akt të tillë synonte transformimin drejt së bukurës. Pos kësaj vepre, kishte “surprizuar” edhe me arkivolin me tiketa lotarie. Ai ishte artisti i parë joitalian që përfaqësonte këtë shtet në ngjarjen që asokohe shënonte 110-vjetorin.

Siç i ishte thënë asokohe gazetës, e cila e ka përcjellë nga afër këtë ngjarje, kishte një ndjenjë të përzier në mes të krenarisë dhe “turpit”, pasi ishte zgjedhur të jetë artist që përfaqëson vendin e më shumë se 60 milionë njerëzve.

Se me çfarë do ta përfaqësojë vendin e tij, Xhafa ka thënë se aktualisht nuk mund të flasë sa i përket konceptit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...