25 Dhjetor 2016 - 10:33
Ky libër, i cili ka karakter përshkrues, është i ndarë në katër kapituj kryesorë, ku autori është munduar t’i përmbledhë elementet më të rëndësishme të Mitrovicës, shumica e të cilave nuk ekzistojnë dhe kanë filluar të mbulohen me pluhurin e harresës, shkruan “Koha Ditore”.
Autori thekson se librin e ka shkruar me qëllim të informimit të qytetarëve të Mitrovicës së sotme dhe rajonit të saj, por edhe të lexuesve të tjerë të interesuar, për t’i shpëtuar nga harresa vlerat e lashta që i kishte Mitrovica dikur.
Për t’ia afruar sa më shumë lexuesit Mitrovicën, Dedolli ofron të dhëna mbi pozitën gjeografike të këtij qyteti në pjesën veriore të Rrafshit të Kosovës, sipas të cilave Mitrovica ndodhet në fushën aluviale mes lumenjve Ibër, Sitnicë e Lushtë në lartësi mbidetare prej 508-510 metrash, e rrethuar me malet Kopaonik, Mokna dhe Qyqavica.
Autori jep po ashtu një pasqyrë informative të historikut të qytetit që nga parahistoria, përmes antikës, periudhës bizantine, të depërtimit të sllavëve, pushtimit osman (kur Mitrovica hyri në kuadër të Perandorisë Osmane dhe kur u ndërtua hekurudha më 1874), përmes hyrjes së saj në kuadër të Serbisë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene e deri tek koha kur Mitrovica u bë pjesë e Jugosllavisë së Titos... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...