Monumentet e Mehmet Pashë Dukagjinit në Halep

24 Dhjetor 2016 - 13:42      

Si çdo qytet kufitar, Halepi pësoi shumë prej konkurrencës midis dy shteteve me të mëdha të Lindjes se Mesme në fillim të shekullit XVI: Sulltanati osman që u zgjerua deri në jug të Anadollisë në fillim të shekullit XVI dhe Sulltanatit të Mamlukëve, që mbante në Kajro Halifin e fundit.

Mirëpo me luftën që u zhvillua midis dy shteteve në Marxh Dabek (afër Halepit) më 23 gusht 1516, u vra shpejt sulltani mamluk Kanso al-Gori dhe Halepi ra në duar te osmanëve, të cilët vazhduan pushtimet e tyre në terë territoret arabe, duke përfshirë Sirinë, Hixhazin e Egjiptin brenda viteve 1516-1517, shkruan sot Muhamed Mufaku në Koha Ditore.

Me këtë zgjerim të ri të Perandorisë Osmane, pasi Halifi i fundit kaloi prej Kajros në Stamboll, Halepi ka përfituar shumë pasi që u shndërrua shumë shpejt prej një qyteze kufitare në një qendër tregtare ndërkombëtare, pra në një qytet të madh, bile më i madh se vetë Damasku që ishte në fillim (1520) qendra e Vilajetit Arabistan. Për këtë zhvillim të hovshëm të Halepit në shekullin XVI kemi tre faktorë të ndryshëm.

Së pari, Halepi fitoi prej ndarjeve të reja administrative, pasi që u bë qendër e një vilajeti të ri. Në fillim Halepi mbeti një qytezë kufitare në vilajetin e parë që u krijuar në Levent me emrin Arabistan e me Damaskun si qendër. Mirëpo nga viti 1548, Stambolli vendosi për të krijuar një vilajet të madh me qendër në Halep, që shtrihej thellë në Anadolli. Në këto raste gjithnjë përfiton qendra administrative duke u zhvilluar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...