“Agnus Dei” mbyll 2016-n me çmimin e 80 ndërkombëtar

24 Dhjetor 2016 - 11:31      

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar edhe dy çmime kryesore ndërkombëtare: Filmi më i mirë i metrazhit ë gjatë /Best Feature Film/ dhe Çmimin e regjisorit më të mirë /Best Best Director/ në Warszawa Independent Film Festival.

Ky festival është përmbyllur në prag të Krishtlindjeve me një mbrëmje ceremoniale në Warzsaw të Polonisë.

“Me këto dy çmime të reja kryesore, ‘Agnus Dei’ shënon një jubile impozant duke rrumbullakuar 80 çmime ndërkombëtare dhe duke qenë pjesë e programeve zyrtare të 165 festivaleve anekënd botës. Vetëm vitin që po e lëmë pas, filmi Agnus Dei ka qenë pjesë e më shumë se 40 festivaleve dhe ka fituar 25 çmime ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të AS Film Production nga Prishtina, prodhim i së cilës është ky film.

Sipas po këtij njoftimi, “Agnus Dei” është radhitur në mesin e 9 filmave më të mirë në përzgjedhjen e enciklopedisë voluminoze Historia e botës përmes kinemasë – kaptina e filmave që kanë trajtuar historinë e luftërave të gjysmës së dytë të shekullit XX, është përzgjedhur në mesin e filmave më të mirë Evropian të realizuar 16 vitet e fundit nga revista prestigjioze ‘Kultura Kolektiva’, ka vjelë më shumë se 1000 vlerësime në mediat ndërkombëtare dhe është shikuar nga më shumë se 120.000 shikues në festivale të ndryshme në të katër anët e globit.

“Edhe pse po bëhen 4 vjet nga data e premierës në Prishtinë, ‘Agnus Dei’ do të vazhdojë rrugëtimin nëpër evente të rëndësishme ndërkombëtare edhe gjatë vitit 2017”, thuhet në njoftim, teksa tregohet se tashmë janë konfirmuar ftesat për Eurocinema Film Festival – Geneva, Sinemagic Film Festival – London, Author's International Film Festival - Guadalajara, Hamilton International Film Festival – New York, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...