Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong” [video]

24 Dhjetor 2016 - 00:56      

Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi është fituese në edicionin e 55 të Festivalit të Këngës në RTSH.

Me këngën “Botë” ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të këngës në Evropë. Me tekst të Gerald Xhari, muzika dhe orkestrimi Klodian Qafoku, transmeton Koha.net.

Altin Basha, Vikena Kamenica, Vlashent Cata, Arben Duka, Petrit Çeku, Alma Bektashi, Inva Mula kanë qenë përbërja e jurisë që ka vlerësuar drejtpërdrejt nga salla garuesit e këtij edicioni. Përpos jurisë që është brenda Pallatit të Kongreseve anëtarë të jurisë ishin edhe artistë që janë jashtë Shqipërisë duke përfshirë: Anjeza Shahinin, Elsa Lilan, Nertila Kokan, Fatrin Krajkan dhe Adelina Ismajlin.

Kujtojmë se suksesi më i madh i Shqipërisë në “Eurosong” është arritur nga këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu me këngën e saj “Suus”. Ajo kishte dalë e pesta në garën e vitit 2012.

“Eurosong 2017” do të mbahet në Kiev të Ukrainës, më datat 09, 11 dhe 13 maj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...