Aktorja e “Star Wars” pëson sulm kardiak

23 Dhjetor 2016 - 23:30      

Aktorja e famshme Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj në filmin “Star Wars” ka pësuar një sulm kardiak gjatë një fluturimi, që 60-vjeçarja po kryente nga Londra drejt Los Angelesit.

“TMZ” thotë se aeroplani është ulur në Amerikë pasditen e së premtes, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë hyrë menjëherë në bordin e tij për t’i ofruar së pari reanimimin kardiopulmonar, të njohur edhe si “CPR”.

Me ta nxjerrë nga avioni, aktorja është transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt. Ajo ndodhej në një tur promovues të librit të saj “The Princess Diarist”, një koleksion çastesh intime mbi atë çfarë ka ndodhur prapa skenave kur ajo regjistronte dublat e filmit të parë “Star Wars”.

Fansat e saj janë shfaqur menjëherë të shokuar nga lajmi mbi gjendjen e saj shëndetësore, e menjëherë i kanë uruar asaj shërim të shpejtë përmes rrjeteve sociale, transmeton TCH.

Së fundi, Carrie kishte folur mbi 3 muajt e saj më intensivë me fluturime së bashku me aktorin tjetër Harrison Ford, diçka për të cilën flet me detaje edhe në librin e saj. Në kohën e takimeve për atë film, Carrie ishte 19-vjeçare, ndërsa Harrison 14 vite më i madh, plot 33 vjeç.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...