23 Dhjetor 2016 - 15:13
Artisti i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emri i afirmuar në skenën botërore të artit, Sislej Xhafa, ndërsa kuratore do të jetë Drejtoresha e Galerisë së Kombëtare të Arteve, Arta Agani. Ndërkaq, Komisioner i Pavijonit të Republikës së Kosovës, në edicionin e 57-të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, është caktuar Valon Ibraj, si përfaqësues zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë përsipër shpenzimet për realizimin e këtij projekti, duke ndarë 150 mijë euro, përfshirë këtu edhe koordinimin e donacioneve të mundshme.
Ministri Shala e vlerëson si tejet të rëndësishme prezantimin e Kosovës në këtë ngjarje. “Bienalja e Venedikut është një nga ngjarjet më të mëdha të artit në botë dhe prezantimi i vendit tonë në këtë organizim kulturor është një rast për promovimin e artistëve tanë dhe në njohjen e skenës sonë kulturore dhe ngritjen e mëtejme të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...