23 Dhjetor 2016 - 11:31
Në njoftim theksohet se Këshilli Drejtues i TKK-së pas shqyrtimit të propozimeve të menaxhmentit për repertorin dhe buxhetin e vitit 2017, ka marrë vendim që në vitin 2017 në Skenën e madhe të shfaqë:
1. “I ligu për mend” - Gjergj Fishta
2. “Ballkan Bordel” - Jeton Neziraj
3. “Don Quijot i kohës sonë” - Tariq Ali
4. “Arturo UI: Historia e një karriere që mund të frenohej” – Bertold Brecht
5. “Pasioni” - Sabri Hamiti
6. “Njeriu që mungonte” – Zymber Kelmendi
Po ashtu, Këshilli Drejtues dhe Udhëheqësi artistik i TKK-së, ka shqyrtuar gjithsej tridhjetë e katër projekte (të ardhura nga Konkursi publik për Skenën e vogël) të propozuara dhe të arsyetuar në formë të shkruar. Pas intervistave me bartësit dhe autorët e projekteve dhe pas një diskutimi të gjatë shterues, Juria përzgjedhëse prej pesë anëtarëve /Arian Krasniqi, Agon Myftari, Xhejlane Godanci, Ahmet Brahimaj dhe Doruntinë Basha/ unanimisht ka marrë vendim që në vitin kalendarik 2017 në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës të inskenohen këto projekte:
1. “Dëshira Tours” nga Tenesi Uilliams – regjia: Ardi Mejzini
2. “Të Harruarit” (titull pune) nga Dafina Halili – regjia: Shkurta Aliu
3. “Zoti i masakrës” nga Jasmina Reza – regjia: Besfort Idrizi
4. “Një përmendore për Gomarin” nga Ali Mehmetaj – regjia: Natyrë Kallaba
5. “Sadomazo” nga Dhurata Hoti – regjia: Kreshnike Osmani
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...