“Carla del Ponte...” sjell paradokset përballë dramës së shqiptarëve

23 Dhjetor 2016 - 11:02      

Kur Carla del Ponte viziton Kosovën, ulet në “Starbucks Cafe” të kryeqytetit për të pirë “Vanilla Chai Latte”, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk mundet ta besojë se shija është e njëjtë sikur në Evropë. Kur pi gllënjkën e parë duket sikur perceptimi për këtë vend i ndryshon. Por jo. Vazhdon t’i shajë kosovarët, këtyre trafikantëve të organeve, siç i quan ajo. Udhëton në Prishtinë me qëllim të ndjekjes së kriminelëve të trafikimit të organeve që pretendohet se janë bërë gjatë kohës së luftës.

E Kosova thuhet se ka lindur vetvetiu. Sikur lindja e Krishtit. Një shtet i vogël e i shëndetshëm, katër kilogramësh. Por që në fakt është më e komplikuar se aq. Gjatë luftës kur populli kosovar po vritej nga Serbia, Nëna Terezë flet me Bill Clintonin dhe i kërkon që t’i shpëtojë shqiptarët e saj. Ai e drejton që të flasë me Madeleine Albright. Në këtë mes hyn edhe artistja Marina Abamoviq, vëllai i Del Pontes, Carlos, apo Carlito, siç e quan ajo. Paradokset ndërtohen njëri mbi tjetrin për të nxjerrë në pah një realitet, një marrëdhënie mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve, paragjykimet ndaj të tjerëve dhe kryesorja, vëmendja që tërhoqi lajmi për trafikimin e organeve duke lënë në hije vuajtjet e kosovarëve në luftën nga e cila mbetën mijëra të vrarë, të dhunuar e shtëpi të djegura.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...