Shpallen finalistët e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH
22 Dhjetor 2016 - 23:41
Janë shpallur 14 finalistët e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.
14 më të mirët u zgjodhën pas dy netëve në të cilat u panë 24 performanca.
Fituesi i këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.
Finalistët janë:
- Dilan Reka - “Mos harro”
- Edea Demaliaj - “Besoj në ëndrra”
- Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli - “Shkon e vjen”
- Flaka Krelani - “Osiris”
- Franc Koruni - “Macka”
- Genc Salihu - “Këtu”
- Lindita - “Botë”
- Lorela - “Me ty”
- LYNX - “Sot”
- Orges Toçe - “Shi diamantesh”
- Rezarta Smaja - “Pse prite gjatë”
- Xhesika Polo - “Eva jam unë”
- XUXI - “Metropol”
- Yll Limani - “Shiu”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.