22 Dhjetor 2016 - 11:30
Në këtë natë para publikut u interpretuan 12 këngët më të reja të muzikës së lehtë shqiptare. Ato u përkasin rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare.
Prezantues të festivalit janë këngëtarja Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha. Orkestra e RTSH drejtohet nga Jetmir Barbullushi.
Nata e parë e Fest ’55 solli për të pranishmit edhe një homazh me këngët më të mira të Festivaleve të Këngës në RTSH. Ndërsa pritet që e ftuar e nderit e festivalit do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula.
Në natën e dytë do të prezantohen edhe 12 këngë të tjera.
Midis 24 krijimeve, për natën e tretë do të përzgjidhen 14 më të mirët. Prej tyre do të dalë edhe fituesi i Fest 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...