Dijana Toska, nderohet me çmimin “Albanian Exellence- Histori Suksesi 2016”

22 Dhjetor 2016 - 09:28      

Dijana Toska, ideatorja e koncertit të madh të Vatikanit, ku për herë të parë performuan artistë të mëdhenj shqiptarë në nivel ndërkombëtar, është nderuar me këtë çmim, pikërisht duke pas për bazë dedikimin e këtij koncerti, që është mbajtur me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Çmimi i është dhënë nga artisti shqiptar Bujar Llapaj, i cili ka qenë edhe drejtor artistik i koncertit të Vatikanit.

“Këtë çmim jua dedikoj të gjithë ekipit që realizuan koncertin me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë! Faleminderit, Shqipëria ime që mi fale 3 mirënjohje respekti e vlerësimi!”, ka shkruar Toska në faceboook. Ky është çmimi i katërt për Dijana Toskën që merr për organizimin e këtij koncerti, tre në Tiranë dhe një në Kroaci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...