Objekti i “Emin Gjikut” mbrohet me najlon deri në pranverë

22 Dhjetor 2016 - 08:30      

“Intervenimet emergjente në ndërtesën e ahurit në kompleksin ‘Emin Gjiku’ në Prishtinë” është titulli i kontratës së punës që ka lidhur Ministria e Kulturës me kompaninë “Pleqja Construction” në tetor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Por pavarësisht këtij titulli, intervenimi del të mos jetë i tillë. Tash e më shumë se dy muaj, në bazë të asaj që shihet, as një javë nuk është punuar në objektin e mbrojtur si monument të trashëgimisë kulturore. Ndërtesës i janë hequr dyert bashkë me dyshemenë prej pllakave të qeramikës. Dyshemeja është shtruar me zhavorr dhe mbi këtë material janë renditur tulla të kuqe.

Kulmi është mbuluar me najlon të zi. Në një pjesë të kulmit, midis objektit, është krijuar hapësirë midis copave të najlonit. Autoriteti kontraktues dhe operatori ekonomik janë marrë vesh që tek në pranverën e vitit tjetër të punohet në kulm. Në bazë të asaj që shihet, objekti mezi rri në këmbë. Ka çarje të mëdha në mur dhe kulmi e ka humbur balancën sherri i trarëve të kalbur nga lagështia.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se punët janë duke shkuar ngadalë.
Lindita Cervadiku përfaqëson Ministrinë e Kulturës në këtë projekt. Ajo është organi mbikëqyrës i caktuar nga ky institucion. Cervadiku e ka pranuar se punët janë duke shkuar ngadalë.
“Ne ia kemi vënë njëfarë najloni kulmit. Për kulm duhet të presim deri në pranverë e disa punë të tjera mund të kryhen. Për punimet e kulmit vetë kam propozuar të shtyhen. Nuk kam guxuar që të lejoj të hapet kulmi. E punët e tjera bëhen ngadalë”, ka thënë Cervadikun (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...